Seksi i planifikuar është më i kënaqshmi nga të gjitha llojet e seksit

Seksi i planifikuar është më i kënaqshmi nga të gjitha llojet e seksit

Pavarësisht skenave erotike dhe spontane që i shohim në filma, seksi i planifikuar mund të jetë më i mirë sa i përket kënaqësisë.

Sipas një studimi gjerman të publikuar në revistën ‘The Journal of Sex Research’, ata të cilët e planifikojnë seksin raportojnë për funksion më të mirë seksual sesa ata që janë më spontanë.

Seksi i planifikuar në njëfarë mënyre mund të kontribuojë edhe në komunikim më të mirë pa paragjykime, sugjeron studimi.

Studimi ka zbuluar edhe se stabiliteti emocional dhe pajtueshmëria mund të kenë efekte negative sa i përket kënaqësisë seksuale.

Gjithashtu edhe personat me trajta të caktuara të personalitetit – p.sh. ata që janë të orientuar pas suksesit, janë efikas, të disiplinuar, etj. – janë më të prirë të jenë të kënaqur.

Shpërndaje në: