Seksi dhe faktet shkencore për të

Seksi dhe faktet shkencore për të

Kush puthë çdo ditë, mund t‘ i kursejë vizitat e pakëndshme tek dentisti; puthjet ndikojnë në zbritjen e acidit në gojë.

Nga shitja e viagrës në tre muajt e parë u arkëtuan 411 milion dollarë.

Homofobët eksitohen më shumë nga një skenë erotike homoseksuale, se sa ata që janë tolerant.

Tek testikulet e burrit nuk guxon të jetë temperatura më e lartë se 35 gradë, përndryshe nuk mund të prodhohet më fara. Kjo është arsyeja pse testikulet gjenden “jashtë” trupit.

44% e grave gjermane nuk i tregon partnerit për ëndrrat erotike ditore.

Njeriu, Bonobo-majmuni dhe delfini, janë speciet e vetme që bëjnë seks për argëtim.

19% e gjermanëve përjeton dialektin e Bavarisë si erotik. Të Saksonisë vetëm 7%.

Pula e detit mund të shumohet pa raport seksual. Kjo mënyrë quhet partenogenezë.

Në shtetet e Amerikës: Arizona, Florida, Minesota, Luiziana, Miçigan, Karolinën Veriore dhe Jugore, Uta dhë në Virgjini ndalohet seksi oral. Në Idaho mund të dënohet njeriu për seks oral me burg të përjetshëm.

32% e burrave gjerman dhe 24 % e grave e përjetojnë si eksituese fjalorin e ndytë gjatë raportit.

Një për qind e çifteve gjermane pret natën e parë të martesës për marrëdhënien e parë seksuale.

372 përdorues kërkojnë çdo sekondë në google përmbajtje erotike.

Në SHBA ka më shumë ligje lidhur me seksin se sa në të gjitha shtetet e Europës së bashku.

Nga 1770-1784 Fatafehi Paulah, mbret i Tongas, kishte të drejtë të çvirgjërojë çdo grua në mbretërinë e tij. Gjatë jetës ka çvirgjëruar 37.000 vajza.

26% e njerëzve gjatë seksit mendojnë në pushime, 14% mendojnë në profesionin e tyre dhe 6 % për të gatuar diçka.

Tre herë seks në javë zbret rrezikun për 50% nga sulmi në tru.

Në mesjetë gratë duhej t’ i mbulonin veshët për të pamundësuar shtatzënësinë. Besimi se Shën Mëria kishte mbetur shtatzënë nëpërmjet veshëve, ishte shumë e përhapur në mesjetë.

Në botë ekzistojnë 4,2 milion faqe interneti me përmbajtje erotike.

Me pleqëri tek burrat rritet edhe gaditshmëria për të tradhtuar partneren. /Nga gjermanishtja, Lis Bukuroca

Shpërndaje në: