Seks për herë të parë – në vend të kënaqësisë, ndjej neveri dhe turp
Pretendoja se do të kënaqesha, por ishte shumë e papërshtatshme. Ndihem e sëmurë vetëm kur mendoj të bëjë seks sërish.
Unë jam një grua 23 vjeçare dhe sapo kam bërë seks për herë të parë. Pretendoja se do të kënaqesha, por ishte shumë e papërshtatshme – thjeshtë doja që ajo të përfundonte dhe u ndjeva e lehtësuar nga fakti që nuk zgjati shumë. Tani ndihem e neveritur dhe e turpëruar. Nuk dua ta provoj sërish atë, por nuk di si t’i tregoj të dashurit këtë. Ka kohë që nuk jemi takuar, prandaj mendoj që është momenti ideal për t’i dhënë fund lidhjes. Sëmurëm veç kur mendoj se duhet të bëjë seks sërish. A është normale të ndihesh kështu?
Është krejtësisht normale që përvoja e parë të jetë kaq e papërshtatshme. Por, edhe disa njerëz, relativisht me përvojë thonë se ata duhet të bëjnë seks dhe ta shijojnë atë edhe atëherë kur ata nuk janë të gatshëm apo të interesuar. Nganjëherë këtë presion ua rrisin shokët, besimet kulturore apo ndoshta nga ajo që shohin në internet. Të lutëm, lirohu nga ideja që ju duhet të silleni në një mënyrë të caktuar – përfshirë përvojat e neveritshme – vetëm për t’u ndjerë normal. Qartësisht nuk doni të jeni seksualisht në rregull tani. Sigurisht që nuk do të ndiheshin e lumtur edhe po të ishit në lidhje. Merr kohë dhe vendos se çka në të vërtet doni – apo nuk doni – mos bini pre e presionit të shokëve tuaj apo partnerit. Seksi mund të jetë shumë më i mirë se përvoja juaj, por për shkaqe të ndryshme, jo gjithherë mund të jetë i kënaqshëm. Dëgjoje intuitën tënde tani për tani. Shmangi situatat që iu çojnë te ndjenjat se gjithmonë duhet t’i plotësoni pritjet e të tjerëve. Mundësi për të bërë seks prapë vetëm nëse ndiheni të sigurt dhe të tërhequr nga të tjerët. Thoni të dashurit me të cilin keni bërë seks, se më nuk jeni i interesuar të përsëritni atë. Përgjigja e tij do t’ju tregojë shumë për të.
Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapeute e cila është specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale.
Ky artikull është përkthyer nga Periskopi, nga media prestigjioze britanike “The Guardian”