Seks në këmbim të një telefoni ose udhëtimi; Adoleshentë materialistë apo të prostituar?

Seks në këmbim të një telefoni ose udhëtimi; Adoleshentë materialistë apo të prostituar?

Adoleshentë, të rinj e të reja, që ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të një telefoni, rimbushjeje, apo ndonjë dhurate tjetër. Problemi i baby prostitutave, apo i tregut të Instagramit si treg i gjësë së gjallë, nuk është vetëm shqiptar, por një fenomen botëror që fatkeqësisht përfshin të dyja gjinitë dhe mosha shumë të reja. Janë të rinj, që shumicën e kohës as nuk e dinë se çfarë po bëjnë, sepse e mendojnë si një lojë, si një sfidë, si një mënyrë për të bërë ca lekë me moshatarët apo më të rriturit. Nga e di këtë ? Nuk mendoj që kronikat e mujave të fundit nuk kanë pasur raste të tilla. Për të mos folur për të gjithë shembujt e vajzave të showbiz-it të cilat nga vitet ’90 e tutje kanë qënë të gjitha të dashurat e djemve të fortë.

Sot është në modë kur i dashuri yt ka lekë të pajustifikuara, makina me vlera marramendëse, shtëpi të pafundme, udhëton, aksesorë, dreka e darka të pafundme. Të tjerët më shkollë janë leshko. Kjo situatë është tepër e rrezikshme. Nga një anë, ke krahët e një seksualiteti të shpejtë, të një seksualizimi të tepërt, të përdorimit të trupit si të një objekti për të marrë miratim, vlerësim, famë, popullaritet, rol social, para e pushtet. Mjafton të hyni në Instagram, për të kuptuar që sot për t’u bërë të famshëm, janë të gatshëm të japin çdo gjë. Është sikur trupi mos ketë më asnjë vlerë, si të jetë një pajisje e vjetër të tregu i Pazarit Të Ri, sikur të jetë një mjet këmbimi për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes. Kujdes, nuk duhet të mendojmë që janë vetëm adoleshentët të cilët shrytëzohen dhe shesin trupin nëaparatmentë të mijëra pallateve boshe në Tiranë, të mbushur më adultë që shfrytëzojnë nevojën e tyre dhe varfirinë e një konviktoreje.

Po flas për vajza dhe djem, që bëjnë seks në këmbim të alkoolit, të një vize noç, për një tavolinë në zonën VIP, ose për ndonjë dhuratë, aksesorë, lekë të thata apo dhe favore në shkollë, si kalim provimi. Ky ështënjë fenomen në rritje e sipër, i cili sikur nuk prek vetëm ata që janë të varfër, por nga të pasurit e deri tek ata që kanë një nivel shoqëror dhe ekonomik më të ulët. Pjesa më e frikshmë është e ardhmja e marrëdhënieve të tyre, por dhe reaksionet e tyre. Duket sikur sot, kjo është mënyra se si njohim dikë, kjo është mënyra se si behëmi miq e shoqërohemi, ky është modaliteti, për veprime ndërpersonale. Nuk mendoj që shumica e tyre e dine ose janë të vetedijshmë për veprimet e tyre. Nuk besoj se e mendojnë që trupi i tyre nuk ka më vlerë sepse nevoja për stimuj, nevoja për adrenalinë, nevoja për të dalë nga rutina dhe mërzia, nevoja për të mbushur orët e gjata i çon në takime nëpërmjet Whatsapp-it apo IG.

Duhet që ne si adultë, te reflektojmë se cilat janë arsyet që të rinjtë e shesin veten me vlera minimale, pa respekt ndaj vetes dhe trupit, duke zhdukur konceptin e intimitetit, turpit, publikes dhe privates, duke jetuar një seksualitet pa ndjenja, të instrumentalizuar dhe jo të përjetuar. Mos ndoshta kjo ndodh sepse jetojmë në një shoqëri e cila nuk ka më përmbajtje, nuk ka më kufij, kur çdo gjë ndahet me të tjerët, dhe si rrjedhojë çdo gjë është e lejueshme ? Ka një shpërbërje të pikave të referimit. Familja e ndarë, shkolla me programe shekullore, fëmijë të vetmuar, shoqëri indiferente dhe e pamundur të ndrrhyjë kur duhet. Por nga ana tjetër, ne nuk flasim për gjëra të tilla, se na ofendohen prindërit, modelet, vipat, moralistët, dhe të gjithë strucat që mendojnë që këto gjëra nuk ndodhin dhe se faji është i democracisë dhe qe ne duam Enverin./Zhaklin Lekatari

Shpërndaje në: