Seks gjatë periodave: 5 këshilla para se të nisni
Seksi gjatë periodave është një prej çështjeve më të diskutuara. Shoqërohet me qindra pyetje duke filluar nga kryesorja: “A duhet ta bëj”? Pastaj vazhdojmë me: “A do t’i pëlqejë atij”, e shumë të tjera si këto. Për t’i përmbledhur përgjigjet, më poshtë listohen 5 gjëra që duhet të dini para se të bëni seks gjatë ditëve të ciklit menstrual.
Mjekët ju japin lejen të vazhdoni
“Nëse pacientët janë rehat me këtë gjë, është në rregull që të vazhdojnë të bëjnë seks gjatë gjithë muajit pa bërë pushim,” thotë Ford. “Është shumë natyrale dhe e sigurt për të dy partnerët.” Për të shmangur shqetësimin më të madh, atë të njollave konsideroni të vendosni një peshqir në shtrat ose të bëni seks në dush.
Ju mund t’ju shijojë shumë!
Zgjimi seksual është i ndryshëm tek çdo femër: disave mund t’u duket i mërzitshëm seksi gjatë atyre ditëve dhe disa të tjerave mund t’ju pëlqejë. Ditën e parë estrogjeni dhe testosterone janë në nivel të ulët, por në ditën e tretë niveli i tyre rritet. “Shumë femra thonë se ndihen më të zgjuara seksualisht dhe më të ndjeshme gjatë kësaj kohë,” thotë Ford. Për më tepër edhe lubrifikimi do të jetë më i madh dhe natyral, prandaj mund të kënaqeni më shumë.
…edhe partnerit tuaj mund t’i pëlqejë
Femrat supozojnë se meshkujt nuk pëlqejnë që të bëjnë seks gjatë kësaj periudhe të muajit. Në fakt është vetë ajo që po i thotë “jo” seksit dhe jo partner ii saj. Çdo çift ndryshon nga tjetri. Nëse jeni kurioz se çfarë partneri juaj mendon flisni me të përpara se gjërat të nxehen. “Komunikimi i mirë mund të çojë në seks të mirë gjatë gjithë muajit,” tha ajo.
Mund të bëni më pak “rrëmujë”
Përdorimi i prezervativit mund të jetë i rehatshëm dhe mund të ndihmojë të paktën njërin nga partnerët që të mos bëhet pis. Po ashtu pozicioni që zgjidhni për të bërë seks mund t’ju ndihmojë. Femra e shtrirë në kurriz mund të jetë një pozicion i mirë për të pasur më pak gjakderdhje (falë gravitetit).
Mos harroni të mbroheni!
Edhe nëse bëni seks gjatë periodave mund të ngeleni shtatëzënë. Përveç kësaj, sperma mund të jetojë 3 deri në 5 ditë prandaj duhet përdorur një mënyrë për t’u mbrojtur nga shtatëzënia.