Sekreti për të pasur një jetë të gjatë e të shëndetshme

Sekreti për të pasur një jetë të gjatë e të shëndetshme

Jeta ka uljet dhe ngritjet e saj, por njerëzit duhet të mësohen që ta përbballojnë, jetojnë dhe shijojnë atë.

Por çfarë na mbanë të shëndetshëm dhe të lumtur?

Një grup studiuesish kanë ndjekur dy grupe njerëzish të lindur në vitin 1938 dhe ju kanë bërë pyetje rreth shëndetit dhe lumturisë së tyre. Pas këtij studimi ata gjetën disa të dhëna shumë imponuese e të rëndësishme. Përgjigja e një jete të lumtur dhe të shëndetshme nuk është një dietë e mirë dhe stërvitje por është: MARRËDHËNIA!

Njerëzit krijojnë disa lidhje të forta me të tjerët, qofshin këta familjarë,miq apo personat e zemrës. Njerëzit që janë social dhe kanë marrdhhënie të mirë me njerëzit janë më të lumtur sesa njerëzit që qëndrojnë në vetmi. Personat me marrëdhënie të tilla kanë një ndjenjë bashkimi, e cila ndikon pozitivisht në aspektin e shhëndetit mendor e fizik.

Një tjetër faktor janë edhe marrëdhëniet e dashurisë.

Duke qenë të dashuruar, rritet niveli i Imunoglobulinës, një anti trup I gjetur në membranën e mukozës e cila lufton antigjenet brenda trupit. E ju bën të ndiheni më mirë, shkruan blitz.al. Gjithashtu lidhjet e shëndetshme ulin nivelin e stresit.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla sesi të krijoni lidhje dhe marrëdhënie të mira.

Marrëdhëniet zhvillohen natyrshëm e bëhen të qëndrueshme me kalimin e kohës. Marrëdhëniet janë një factor I rëndësishëm për jetëgjatësinë tuaj dhe për një jetë të shëndetshme.

Nëse jeni gati për dikë të ri në jetën tuaj ose kërkoni të rindizni një marrëdhënie ekzituese provoni diçka të re së bashku pasi truri ka nevojë për kujtime të reja.

Kur bëhet fjalë për fqinjët dhe të afërmit tuaj, bëni një shëtitje me ta dhe njihuni me interesat e njëri tjetrit. Kur njerëzit kanë interesa të përbashkëta e shpenzojnë kohë bashkë ndihen më mirë e më të shëndetshëm.

Nëse nuk jeni të sigurt për të nisur marrëdhënie të reja, atëherë planifikoni takime pune me njerëz të rinj. Në këto takime ndoshta gjeni pikërisht atë që kërkoni.

Shpërndaje në: