Sekreti për këmbë të buta dhe pas depilimit me brisk
Kush aplikon depilimin me brisk, e di mirë stresin pas tij. Pas 1-2 ditësh, qimet e para nën lëkurë nisin të shfaqen në sipërfaqe, këmbët nuk janë më të buta dhe lëkura ngjan e thatë. S’e duam këtë apo jo? Ç’duhet të bëjmë?
1. Hidratim gjatë gjithë natës!
Mos e neglizhoni hidratantin e këmbëve, është po aq i rëndësishëm sa ai i fytyrës. Vendosni para gjumit dhe vishni tuta që ta mbajnë brenda lagështirën.
2. Hiq lëkurën e thatë dhe ndërro gjithmonë briskun
Një nga sekretet e yjeve me këmbë bebi është pastrimi i këmbëve nga lëkura e vdekur. Brisku gjithashtu duhet ndërruar shpesh.
3. Vaji i kokosit
Në rast se s’përdorni hidratant, mos neglizhoni vajin e kokosit. I ushqen dhe i jep shkëlqim.
4. Vaji i kokosit, por si ushqim.
Charlotte Piho, instruktore e famshme e joga-s thotë se e mban lëkurën e shëndetshme duke ngrënë shëndetshëm. Çdo ditë ajo konsumon një lugë gjellë vaj kokosi për të shmangur tharjen e lëkurës.
Burimi: Women’s Health