Sekreti për flokë kaçurrele të shëndetshme dhe plot shkëlqim
Kushdo që i ka flokët kaçurrela është ankuar të paktën një herë duke e shprehur dëshirën për të pasur flokë të drejtë!
Kjo ndodh zakonisht kur kaçurreli dhe nuk rri bukur në asnjë mënyrë që e rregulloni, por nëse tregoni kujdesin e duhur e sigurtë që flokët do t’ju rrinë sikur sapo keni dalë nga salloni i bukurisë.
Kaçurrelat duhen krehur gjithnjë nga poshtë lartë dhe jo e anasjellta. Duhen krehur kur janë të lagura në dush dhe jo kur i keni të thata pasi në këtë mënyrë do të prishni strukturën e flokut.
Prijini flokët rregullisht (çdo 6 ose 8 javë) për të shmangur këputjen në dysh të flokëve dhe majat e djegura.
Nëse flokët e drejta mund të rrinë mirë edhe pa produkte të llojit si serum apo shkumë, kaçurrelat kanë gjithnjë për nevojë për këto produkte.
Përdorni kreher me dhëmbëza të gjera dhe mos i krihni asnjëherë me furçë.
Mos harroni vajin hidratues!