Sekreti i një ndër martesave më të harmonishme në Hollywood: Jessica Alba ka zbuluar sekretin e lumturisë!
Aktorja dhe bashkëshorti i saj i kanë tre fëmijë: vajzat Honor (11) dhe Haven (7) dhe djalin 14-muajsh Hayes
Martesa e aktores Jessica Alba dhe producentit Cash Warren është një ndër më të harmonishmet në Hollywood. Ata të dy janë të martuar tashmë 11 vjet dhe i kanë tre fëmij.
Bukuroshja amerikane me prejardhje danezo-meksikane thotë që sekreti i tyre i martesës së lumtur është për shkak se ajo dhe Cash jo vetëm që janë partnerë bashkëshortorë, por edhe miq të mirë, të cilët respektojnë shumë njëri-tjetrin.
“Bashkëshorti im dhe unë gjithmonë i pëlqejmë njëri-tjetrit. Veç kësaj, me kalimin e kohës kemi mësuar se si të komunikojmë dhe si t’i zgjidhim mospajtimet para se të shpërthejnë në diçka më të madhe. Para së gjithash, ne jemi miqtë më të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, ka zbuluar Alba, e cila para pak ditësh ka treguar tatuazhet e reja të cilat ia ka përkushtuar fëmijëve të saj.
Jessica thekson se si bashkëshorti i saj i është mbështetje e madhe dhe gjithmonë është i gatshëm për të dhe ka zbuluar se çfarë është më e rëndësishme për lumturi në martesë.
“Kohë pas kohe ne të dy dalim diku. Ose bëjmë diçka që të dy duam. Kjo vërtet është diçka që është e rëndësishme për martesë. Të ndash kohën vetëm për ne”.
“Veç kësaj, në shtëpinë tonë e premtja është e rezervuar për shoqërim familjar, andaj të gjithë bashkë me fëmijët luajmë lojëra që na zbavitin”.