Sekreti i errët i lindjes për të cilin nuk flet askush

Sekreti i errët i lindjes për të cilin nuk flet askush

Miliona gra në mbarë botën vuajnë nga PTSD menjëherë para ose pas lindjes.

PTSD është një çrregullim ankthi, i shkaktuar nga ngjarje shumë stresuese, frikësuese ose shqetësuese. Ky kusht u njoh fillimisht pas Luftës së Parë Botërore kur ushtarët nga PTSD ishin të sëmurë nga tmerret dhe frika e pakonceptueshme që ata dëshmuan gjatë betejës. Megjithëse PTSD është kryesisht i lidhur me luftën, gratë preken nga kjo sindromë për shkak të lindjes.

“Gratë me trauma mund të ndjejnë frikë, pafuqi apo tmerr në përvojën e jetuar dhe vuajnë nga kujtimet e frikshme dhe të këqija në lidhje me lindjen. Ato ndjehen të pikëlluara, të shqetësuara apo përjetojnë sulme paniku në situata që kujtojnë ngjarjen. Këtu madje përfshihet edhe biseda rreth lindjes”, tha Patrick O’Brien, një ekspert i shëndetit mendor në Spitalin Universitar dhe një zëdhënës i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve në Britaninë e Madhe, shkruan BBC.

Pavarësisht nga të gjitha, PTSD pas lindjes u njoh zyrtarisht vetëm në vitet 1990 kur Shoqata Amerikane e Psikiatrisë ndryshoi përshkrimin e asaj që përbën një ngjarje traumatike. Shoqata fillimisht konsideroi se PTSD ishte “diçka përtej përvojës së zakonshme njerëzore”, por pastaj ndryshoi përkufizimin për të përfshirë një ngjarje në të cilën një person “dëshmoi ose u përball me një kërcënim të rëndë fizik ose dëmtim për veten ose të tjerët dhe për të cilin personi u përgjigj me ndjenjën e frikës , pafuqisë apo tmerrit “.

Në fakt, kjo nënkupton që para përkufizimit të ri të PTSD-së, lindja ishte konsideruar si një situatë normale dhe nuk ishte konsideruar traumatike, pavarësisht dëmeve të mundshme që mund të ndryshonin jetën e nënave dhe fëmijëve dhe nganjëherë që shkaktonin edhe vdekjen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 803 gra çdo vit kanë komplikime lidhur me shtatzëninë ose lindjen e fëmijës.

Ka pak të dhëna zyrtare se sa gra vuajnë nga PTSD pas lindjes dhe për shkak të injorancës së vazhdueshme të gjendjes së tyre, andaj është e vështirë të vlerësohet se sa e zakonshme është gjendja. Disa studime kanë tentuar të përcaktojnë një vlerësim prej 4 për qind të lindjeve.

Një studim i vitit 2003 sugjeron që një e treta e nënave përjetuan lindje traumatike për shkak të përdorimit të instrumenteve të ndryshme gjatë lindjeve të komplikuara dhe të gjitha ato zhvilluan PTSD.

Nëse dihet se rreth 130 milionë fëmijë në mbarë botën lindin çdo vit, kjo do të thotë që një numër i jashtëzakonshëm i grave duhet të merren me këtë çrregullim dhe se ky problem nuk është aspak i njohur.

PTSD pas lindjes jo vetëm që mund të jetë një problem për nënat, por disa studime kanë gjetur dëshmi se baballarët që ishin të pranishëm në lindje mund të vuajnë prej saj.

Pavarësisht nga shifrat e sakta, ata që kalojnë nëpër këto përvoja mund të kenë një ndikim të qëndrueshëm në jetën e tyre, dhe simptomat manifestohen në shumë mënyra të ndryshme.

“Kam një pamje të gjallë lindjeje”, thotë Leonnie Downes, një nënë nga Lancashiri, Britani e Madhe, e cila vuante nga PTSD pasi kishte ndjerë një frikë të madhe për zhvillimin e sepsës gjatë lindjes.

Lucy Webber, një grua që vuan nga PTSD pas lindjes së djalit të saj në vitin 2016, thotë se ajo ka zhvilluar sjellje obesive dhe është bërë shumë e brengosur.

“Nuk mund ta lëmë fëmijën të na ikë nga sytë e as ta lejojmë që dikush ta prekë,” thotë ajo. “Vazhdimisht më ndjek mendimi i gjërave të këqija që mund t’iu ndodhë të gjithë të dashurve të mi.”

Jo të gjitha gratë që kanë një lindje të vështirë kanë zhvilluar PTSD pas lindjes. Sipas Elizabeth Ford nga Universiteti Queen Mary në Londër dhe Susan Ayers nga Universiteti i Sussex, kjo ka shumë të bëjë me perceptimin e asaj që kanë përjetuar. Arsyeja më e zakonshme për një çrregullim të tillë është mungesa e ndjenjave të kontrollit gjatë lindjes ose shkak i kujdesit të dobët dhe mbështetjes së dobët gjatë lindjes.

Kjo është konfirmuar nga tregimet e grave që kanë zhvilluar PTSD pas lindjes.  Njëra prej tyre tha se stafi i saj nuk u kujdes gjatë lindjes së fëmijës, mamia nuk ka pasur ndonjë ndjeshmëri për të për shkak të lindjes komplikuar e një fëmije. Ajo pa vetëm se stafi mori djalin e saj dhe e dërguan në ri-animim, pa iu drejtuar asaj me orë të tëra dhe duke mos i dhënë asnjë informacion për fëmijën.

Emma Svanberg, psikologe e licencuar e klinikës, e cila ishte e përfshirë në fushatën “Bëni punë të mirë”, thotë se kjo është një temë e zakonshme për të cilën diskutojnë femrat.

“Mungesa e mirësisë dhe dhembshurisë së stafit është arsyeja më e shpeshtë për PTSD pas lindjes”, thotë ajo.

Jennifer Patterson nga Universiteti i Napier në Edinburg sugjeron se mamitë shpesh janë në dijeni të problemit dhe e dinë se lindja mund të jetë traumatike për gratë, por ato janë të zëna me detyra të tjera, që nuk mund të ofrojnë mbështetje dhe informacion për të ndihmuar nënat e ardhshme.

Kjo është arsyeja pse është e mundshme që PTSD të zhvillohet në një numër të caktuar rastesh edhe para lindjes.

Shkaku i PTSD është në tru. Zakonisht, kujtimet ruhen në hipokampusin e trurit. Por nëse përvoja është traumatike, mendja kalon në ‘mënyrën luftë’ dhe amigdala përfshihet – një pjesë e trurit që shoqërohet nga frika. Prandaj, kujtimet ruhen në këtë pjesë të trurit në vend që të ruhen në një vend të sigurt.

Mendohet se gjysma e grave me probleme të shëndetit mendor nuk do të shërohen. Megjithatë, ka ndihmë për gratë që luftojnë me PTSD pas lindjes, me kusht që një ndihmë e tillë të jetë në dispozicion të tyre.

Ajo trajtohet  duke marrë ilaçe ose me terapinë njohëse të sjelljes, e cila ndihmon për të ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe sjelljes. Gjithashtu mund të përdoret një metodë e uljes së  desensibilizimit.

Megjithatë, shumë janë të bindur se do të ketë ndryshime një trajnim i mamive dhe obstetërve, dhe se një qëndrim më i mirë i stafit ndaj prindërve do të reduktojë ndjeshëm PTSD. Ndryshime të vogla që nuk kushtojnë asgjë, siç është biseda e zakonshme dhe kushtet më pak profesionale, bëjnë një ndryshim të madh.

Shpërndaje në: