Sekreti i errët i familjes Gucci: Trashëgimtarja akuzon ish-njerkun për abuzim seksual

Sekreti i errët i familjes Gucci: Trashëgimtarja akuzon ish-njerkun për abuzim seksual

Alexandra Zarini, mbesa 35-vjeçare e Aldo Gucci, njeriu që shndërroi një kompani të vogël artizanale italiane në një markë globale mode, ka ngritur një proces gjyqësor në një gjykatë amerikane duke pretenduar se njerku i saj ka abuzuar seksualisht me të për një periudhë 16-vjeçare.

Padia, e paraqitur në një gjykatë në Los Angeles, përshkruan vitet e abuzimit seksual nga ish njerku, Joseph Ruffalo, dhe bashkëpunimin dhe fshehjen nga ana e nënës së saj, Patricia Gucci dhe gjyshes, Bruna Palombo.

Padia e Zarinit pretendon se Ruffalo abuzoi me të nga mosha 6-vjeçare deri në moshën 22-vjeçare. Në procesin gjyqësor, i cili u raportua për herë të parë nga New York Times, pretendohet se Ruffalo hynte rregullisht në shtrat i zhveshur, e përkëdhelte Alexandra-n, përpiqej ta prekte me duar dhe t’i tregonte organet gjenitale.

Sekreti i errët i familjes Gucci: Trashëgimtarja akuzon ish-njerkun

ALEXANDRA ZARINI

Zarini gjithashtu thotë se e ëma, Patricia Gucci, e lejoi ish burrin të vazhdonte keqtrajtimin, ndërkohë që gjyshja, Bruna Palombo e kërcënoi që të mos tregonte.

Të dyja gratë, Patricia Gucci dhe Bruna Palombo, “u përpoqën të shmangnin, me çdo kusht, atë që e perceptonin se do të ishte një skandal që mund të njolloste emrin e Gucci dhe potencialisht t’u kushtonte miliona para”.

Sekreti i errët i familjes Gucci: Trashëgimtarja akuzon ish-njerkun

PATRICIA GUCCI DHE JOSEPH RUFFALO

Në padi, Alexandra akuzon gjithashtu të ëmën për dhunë dhe ndonjëherë përpjekje për ta mbytur. Burri i saj i atëhershëm, Ruffalo, shtirej sikur “shpëtonte” Alexandra-n dhe abuzonte me pretendimin se ishte mbrojtësi i saj. Ndër të tjera, 35-vjeçarja shprehet se Ruffalo e inkurajoi të përdorte kokainë dhe metamfetaminë.

“Nëse mendoni se kjo nuk ndodh në Beverly Hills, atëherë duhet ta dini që abuzuesi im jeton ende në Kaliforni, kalon kohë në klubin Bel-Air dhe bën punë vullnetare në spitalet e fëmijëve tuaj”, tha Zarini në një video të publikuar nga avokatët e saj. “Kjo nuk është diçka që u ndodh vetëm familjeve të tjera, lagjeve të tjera ose vendeve të tjera. Është kudo.”

Në një deklaratë, Patricia Gucci tha se ajo ishte “thellësisht e penduar për dhimbjen që Joseph Ruffalo i shkaktoi Alexandra-s”.

“Gjithë çfarë i bëri është e pafalshme dhe u shkatërrova kur Alexandra zbuloi gjithçka në zyrën e mjekut tonë të familjes në Londër në shtator të vitit 2007. Unë menjëherë fillova procedurat e divorcit kundër Z. Ruffalo,” tha ajo.

Sekreti i errët i familjes Gucci: Trashëgimtarja akuzon ish-njerkun

PATRICIA GUCCI DHE BRUNA PALOMBO,1987.

Sidoqoftë, Patricia, e cila jeton në Zvicër, mohoi pretendimet e Zarinit kundër saj dhe gjyshes. “Unë jam po aq e shkatërruar nga akuzat kundër meje dhe gjyshes së saj, të cilat janë plotësisht të rreme.”

Procesi gjyqësor shton një kapitull të ri polemikash në familjen e famshme Gucci, e cila hoqi dorë nga pjesa e saj në biznes në 1993. Marka Gucci aktualisht është në pronësi të konglomeratit francez Kering. Përgjatë viteve, familja Gucci ka qenë e përfshirë në evazion fiskal, sherre dhe vrasje.

Sekreti i errët i familjes Gucci: Trashëgimtarja akuzon ish-njerkun

PATRICIA GUCCI ME GJYSHIN, ALDO GUCCI.

Në vitin 2016, nëna e Zarinit botoi një libër kujtimesh, “In the Name of Gucci” që përshkruan se si nëna dhe babai i saj, Aldo Gucci, i cili ishte i martuar, e mbajtën sekret lidhjen e tyre.

Në 1986, Aldo Gucci, asokohe 81 vjeç, u dënua për evazion fiskal dhe kreu një vit burg. Vajza e tij më pas u martua, pati dy fëmijë, përfshirë Alexandra, u divorcua dhe më pas filloi një lidhje me Ruffalo.

Gjithashtu ekziston edhe dosja për komplotin e famshëm kundër Maurizio Gucci, nip i themeluesit Guccio Gucci dhe asokohe kryetar i shtëpisë së modës. Maurizio u vra nga ish-bashkëshortja e tij, Patrizia Reggiani, në vitin 1995. Reggiani u gjykua dhe u dënua për organizimin e atentatit të ish-burrit, ku mori pseudonimin Vejusha e Zezë gjatë gjyqit.

Reggiani qëndroi 18 vjet në burg para se të lirohej në 2016. Historia aktualisht po dramatizohet në një film me protagoniste Lady Gaga-n dhe regji të Ridley Scott.

Burimet: The Guardian, New York Times

Shpërndaje në: