Sekretet që nuk duhet t’i mbani të fshehta nga partneri

Sekretet që nuk duhet t’i mbani të fshehta nga partneri

Kur ka qenë hera e fundit që nuk i keni treguar diçka partnerit? Shumica prej nesh mbajmë sekrete në lidhje dashurie.

Sipas hulumtimeve, 60% e njerëzve kanë mbajtur ndonjë sekret nga partneri në një fazë të lidhjes së tyre, dhe 25% prej nesh momentalisht jemi duke fshehur të paktën një copë të rëndësishme të informacionit, transmeton Telegrafi.

Lidhjet e shëndetshme janë gjithmonë të bazuara në transparencë dhe besim, ndërkaq gënjeshtrat vetëm sa jua rrënojnë lidhjen.

Në përgjithësi, sinqeriteti është politika më e mirë. Andaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa prej sekreteve që nuk duhet t’i mbani të fshehta nga partneri.

Problemet financiare
Borxhi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të fjalosjeve mes çifteve. Ju mund të dëshironi t’i fshihni problemet për ta shmangur një fjalosje, por kjo taktikë rrallëherë funksionon.

Ka shumë mundësi që partneri do ta zbuloj një ditë, dhe e tërë kjo situatë mund të ndikojë në besimin që ka për ju.

Problemet shëndetësore
Të flisni për shëndetin tuaj mund të jetë pak sfiduese, sepse ndoshta nuk dëshironi ta brengosni partnerin apo të krijoni mëshirë.

Disa sëmundje, si depresioni, ndonjëherë është vështirë t’i flisni.

Sidoqoftë, partneri e meriton t’i dijë faktet, sepse çfarëdo sëmundje që keni mund të ndikojë në jetën e përditshme, në planifikimet e përbashkëta financiare, si dhe në të ardhmen.

Ndjenjat e fshehta ndaj partnerit
A keni pyetur ndonjëherë partnerin “çfarë keni?” dhe përgjigje ka qenë vetëm heshtja? Me siguri se jeni ndjerë e zemëruar.

Nga kjo mund të keni mësuar se nuk është e mirë t’i shtypni emocionet e vërteta – fshehja e ndjenjave është gjithmonë e keqe.

Qëndrimi juaj për fëmijët
Një çift nuk mund të ketë të ardhme të gjatë e të lumtur së bashku përveç nëse arrijnë një marrëveshje se a duhet të bëni fëmijë apo jo.

Nevojat në shtrat
Bisedat për seks janë po ashtu sfiduese, por janë esenciale. Për shumicën e çifteve, lidhjet e shëndetshme intime janë element i rëndësishëm në intimitetin emocional. Theksoni të gjitha gjërat që i bën partneri dhe që ju pëlqejnë, por bëni edhe sugjerime konstruktive se çfarë mund të bëjë ndryshe.

Shpërndaje në: