Sekretet për një lëkurë të butë dhe elastike
Miti më i shpeshtë: nëse humbni kilogramët e tepërt, celulit do të zhduket. Sipas studimeve një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi lufta kundër celulitit fillon me ushqim të rregullt.
Ushqimi juaj duhet të përmbajë:
proteina (mish, bishtajore, arra, lajthi, badem);
vezë, domate, spinaq, soja;
peshk, vaj ulliri, avokado;
pemë dhe perime që djegin kaloritë.
Uji
Pija më e mirë për organizmin është uji. Rekomandohen 1,5 deri 2 litra ujë, duke mos llogaritur çajin, kafen dhe pijet tjera.
Ushtrimet
Nëse merrni më tepër kalori se sa që digjni, do të fitoni yndyra shtesë, të cilat ndikojnë në pamjen e celulitit. Ushtrimet ju ndihmojnë në djegien e kalorive. Preferohet vrapimi, ose aerobiku.
Masazhi
Mund të vëni vetë masazh ose të shkoni në sallone, ku bëhet masazhi me pajisje të veçanta që shkatërrojnë shtresat e akumuluara të indit yndyror dhe bën përmirësimin e metabolizmit, transmeton KosovaPress. Masazhi me vajra eterike është më i efektshëm, pasi depërton në epidermë, djeg yndyrën dhe përshpejton qarkullimin.
Dush me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë
Dushi alternativ përmirëson qarkullimin e gjakut dhe stimulon metabolizmin.
Sauna
Temperatura e lartë në saunë rrit qarkullimin e gjakut, gjë që e bën lëkurën të butë dhe elastike.