Sekretet e yjeve: Ç’bëjnë gratë e famshme për një trup perfekt?
Të gjitha tundohemi të dimë se si ja dalin yjet të qëndrojnë shumicën e kohës në formën më të mirë fizike. A ka ndonjë sekret? A mund ta dimë çfarë hanë?
Ish-ëngjëlli i Victoria’s Secret, Miranda Kerr, nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret metodën e saj. Ajo thotë që konsumon çdo ditë një lugë me vaj arre kokosi. Kjo është diçka që e sugjerojnë dhe ekspertët e dietave dhe shëndetit. Por për të patur muskujt e saj të barkut nuk mjafton vetëm vaji i kokosit. Sipas Kerr, sa më shumë marrëdhënie seksuale të kesh, aq më i tonifikuar do jetë trupi juaj.
Si një sirenë e vërtetë italiane që është, Sophia Loren i dashuron makaronat kaq shumë sa madje botoi dhe një libër për to. Sipas saj, sasi të vogla makaronash çdo ditë ndihmojnë trupin të marrë sasinë e duhur të karbohidrateve pa u shëndoshur.
Këshilla e Liv Tyler vlen për lëkurën dhe flokët njëkohësisht. Ajo ka thënë se pak minuta para se të dalë nga dushi, ul temperaturën e ujit. Uji i ftohtë, sipas saj, ndihmon rrënjët e flokëve por njëkohësisht e bën lëkurën më të shkëlqyeshme.
Pasi lindi fëmijën e saj të parë, Kim e mbajti formën e trupit duke veshur një korse. Ajo arriti madje të krijonte një trend pasi të gjithë pas saj filluan të vishnin korse për hollimin e belit.
Edhe pse njerëzit ende janë duke folur për dietën me limon që e solli atë në formën e shkëlqyer në vitin 2006, Beyonce ka vendosur që të eliminojë të gjitha produktet e mishit nga dieta e saj. Pasi u bë vegjetariane, ajo zhvilloi dhe një dietë të sajën me qëllimin që të nxiste të ngrënët e shëndetshëm.
Ndërkohë që shumë specialist thonë se disa filxhanë kafeje në ditë ndihmojnë metabolizmin,Halle Berry këmbëngul në tonifikimin që i bën trupit. Berry ka thënë gjithashtu që kafeja dhe të gjithë nënproduktet e saj ndihmojnë në eliminimin e celulitit.
Prindërimi kërkon të dini të bëni shumë gjëra sidomos kur jeni aktore dhe duhet të ktheheni sërish në detyrë. Megjithatë Jenna Deëan ka kohë që e ka gjetur zgjidhjen. Ajo thotë se ka shfrytëzuar çdo mundësi për të kryer aktivitet fizik.