Sekretet e një jete të qetë, por fantastike, i gjeni këtu
1. Projektoje vetë stilin tënd të jetës
“Nuk do e ndryshosh kurrë jetën tënde, nëse nuk ndryshon diçka, çdo ditë. Sekreti i suksesit tënd gjendet pikërisht në rutinën e përditshme” – John C. Maxwell
2. Gjërat në jetën tënde duhet të plotësojnë njëra-tjetrën
Kur personi që je së jashtmi, reflekton atë që je brenda, kjo është shenjë që po jeton në harmoni.
3. Bjer në dashuri me diçka
Sport, pikturë, muzikë, videolojëra, gatim: gjej atë që nxjerr më të mirën prej teje dhe bjer në dashuri me të
4. Bëhu gjithmonë burim energjie
Kur dikush ndjehet keq, bëhu forcë pozitive.
Puno fort në atë që bën dhe udhëhiq duke dhënë shembullin tënd
Ndihmo gjithmonë dikë, që po punon drejt një objektivi më të lartë
5. Jep, më shumë se sa merr
“Mënyra më e mirë për të gjetur veten është të humbasësh në shërbim të të tjerëve” – Mahatma Gandhi
Ata që japin për të tjerët që janë në nevojë, marrin në këmbim jetë dhe optimizëm
6. Gjej dritë në mesin e errësirës
“Lumturia mund të gjendet në kohët më të vështira, mjafton të kujtohesh që të ndezësh dritën” – JK Rowling
Të gjithë bëjmë gabime dhe lejojmë mendjen tonë të rrëshkasë drejt mendimeve negative…
Por nëse fokusoheni tek negativja dhe jo pozitivja, atëherë nuk po jetoni jetën që ju meritoni
Një mendje e bukur