Sekretari i VV-së shkel rregullat e KQZ-së për vëzhguesit, ndërhyn në punën e numëruesve në QNR

Sekretari i VV-së shkel rregullat e KQZ-së për vëzhguesit, ndërhyn në punën e numëruesve në QNR

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, po i shkel rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vëzhguesit që janë të vendosura në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ani pse rregullat për vëzhguesit janë të vendosura në çdo tavolinë të numëruesve, Rama që është i akredituar si vëzhgues, nuk po i përfill ato.

Veprimet e tilla i kanë shqetësuar disa prej vëzhguesve. Në kushte anonimiteti, ata i kanë thënë Nacionales se Rama po ndërhyn herë pas here në punën e tyre.

Ata janë ankuar edhe në KQZ-në që nuk po merr ndërmarr asnjë masë ndaj tij.

Z. Alim Rama, që është sekretar i VV-së, shpeshherë ndërhyn në punën tonë. Ai këtë e bën edhe pse e di që një gjë e tillë është e ndalur. Pavarësisht ndërhyrjeve të tij, KQZ-ja po e toleron këtë sjellje dhe nuk po merr asnjë masë ndaj tij”, ka thënë numërues në kushte anonimiteti .

Zyrtari i lartë i VV-së një gjë të tillë e ka bërë edhe sot, ku po numëroheshin votat e diasporës.

Ekipi i  Nacionale, i cili ka qëndruar gjatë terë ditës në QNR, e ka parë z. Rama disa herë duke folur me numëruesit e votave.

 

 

Komunikimi i vëzhguesve me numëruesit është i ndalur me rregullat e vendosur nga KQZ-ja.

Rregullat që tregojnë udhëzimet për vëzhguesit janë të vendosur në çdo tavolinë.

Pika katër thekson në mënyrë të qartë se komunikimi vëzhgues-numërues është i ndalur.

Vëzhguesit qëndrojnë përballë grupeve të numërimit, në një largësi të përshtatshme nga tavolina e punës dhe e kanë të ndalur të kenë kontakt fizik me materialet zgjedhore, si dhe me komunikimin me ekipet e numërimit”, thuhet në piken 4.

Kurse, në piken gjashtë ceken masat që duhet të ndërmerren ndaj vëzhguesve nga KQZ-ja, nëse ata i shkelin këto rregulla.

Në rast se vëzhguesi nuk iu përmbahet rregulloreve të përcaktuara, përjashtohet nga QNR”, thuhet në piken 6 të rregullores.

 

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmjen e së premtes ka nisur me publikimin e rezultateve të votave me postë në faqen zyrtare.

Sipas numërimit të 14.36 për qind të këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë me një diferencë jo të madhe nga vendi i dytë, që është LDK-ja,

Në bazë të këtij numërimi LVV-ja ka marrë 44.33 % të votave.

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës që deri më tani ka 33.55%.

Pas saj renditët Koalicioni AAK-Nisma me 9.68 % të votave, kurse në vendin e katër është Partia Demokratike e Kosovës me 6.48 %.

Shpërndaje në: