Sekretari i NATO-s viziton nesër Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën nesër, për herë të parë që kur ka marrë postin.
Lajmin është konfirmuar më herët nga NATO-ja përmes një komunikate për media.
“Мё 11 mars 2025, Këshilli i Atlantikut të Veriut, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, dhe Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Radmila Shekerinska, do te vizitojë KFOR, misionin e udhehequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin e Këshilltarëve dhe Lidhësve të NATO-s (NALT)”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim, bëhet e ditur se sekretari Rutte do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri aktual, Albin Kurti.
Përveç Ambasadorëve nga partnerët që kontribuojnë me trupa në KFOR, Rutte do të takojë edhe komandantin e KFOR-it, gjeneral Major Enrico Barduani, dhe drejtorin e NALT-it, Brigadier General Christian Nawrat.
Vizita e Ruttes vjen disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.
Ai deklaroi atëherë se pret formimin e një qeverie stabile dhe funksionale sa me shpejt që te jetë e mundur, dhe se NATO-ja do të punojë me këdo qe do te udheheqe me vendin.