Sejdiu: Llapi fitoi me meritë ndaj Ballkanit, ndeshja ishte fascionuese
Derbi i sotëm i Superligës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit përfundoi me përleshje të tifozëve.
Tifozët e Ballkanit sulmuan ata të Llapit duke dëmtuar ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti”, pasi skuadra vendase fitoi me rezultat 3-2.
Trajneri kosovar, Gani Sejdiu në emisionin “VAR” në “Tëvë1” tha se fitorja e Llapit ishte me plotë meritë.
“Një ndeshje shumë kualititave. Ka qenë futboll i bukur, jam fascionu me lojën që është bë. Fitorja e Llapit ishte e metituar. Një ekip që bie në disavantazh në minutën e 68’të nga kampioni aktual dhe e rikthen rezultatin, kjo tregon se Llapi është ekip i mirë”, tha Sejdiu.