Sejdiu: E qysh me i besu një qeverie që thotë “mbyllni veshët”, e për më tepër, i ik debateve?
Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Vetëvendosje ka vendosur që të bojkotoj debatet në T7, RTV Dukagjini dhe në Klan Kosova.
Ai ka thënë se si mund t’i besohet një qeveri që i ik debatave.
Shkrimi i tij:
Meqë s’po munden me ia mbyllë gojën mediave, po dojnë me ia mbyllë veshët qytetarëve!
E qysh me i besu një qeverie që thotë “mbyllni veshët”, e për më tepër, i ik debateve?
Veç ata që kanë diçka për me fshehë i tuten pyetjeve. Veç ata që nuk dojnë racionalitet në diskutim thonë “mbyllni veshët”!
Demokracia nuk funksionon me heshtje dhe shmangie – funksionon me llogaridhënie, ballafaqim idesh, dialog dhe debat të hapur!