Sejdiu: Ato që ia thash LDK-së po dalin të vërteta

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se si pasojë e mospajtimeve ka hequr dorë nga pozitat në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por, ai ka thënë se kjo nuk e ndal atë që të jetë edhe më tutje pjesë e saj.

Ai në një intervistë për Rubikon foli për mosmarrëveshjet që kishte.

“Fatkeqësisht shumë prej atyre që i kam thënë kanë ndodhur në praktikë, kam dhënë kontributin tim aq sa kam mundur, jam në njëfarë mënyre argat i vizionit politik në çdo kohë”, ka thënë ai.

“Kam dhënë dorëheqje nga këshilli i përgjithshëm dhe nga kryetari i nderit të partisë sepse keqpërdorej. Në këshillin e përgjithshëm isha zëri i vetëm që kisha qëndrimin tjetër dhe fatkeqësisht kanë dal ato që ua kam thënë herën e fundit”, shtoi Sejdiu.

 

Shpërndaje në: