Seferi: Jam shumë i lumtur që pas shumë kohësh gjeta sërish golin me Kombëtaren
Taulant Seferi ka theksuar se është shumë i lumtur që u rikthye te goli me Kombëtaren.
Sulmuesi tha ndër të tjera që ishte një fitore e madhe dhe se ndjehet i kënaqur që i gëzoi të gjithë shqiptarët.
“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren”, është shprehur ai./Supersport.al