Secili lloj i lëkurës duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë!

Secili lloj i lëkurës duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë!

Ekzistojnë katër kategorizime kryesore të llojeve të lëkurës: e thatë, e yndyrshme , mikse dhe normale.

Rutina e kujdesit të lëkurës duhet të bazohet pikërisht në tipin e lëkurës dhe produktet për të cilat ka nevojë një vajzë me lëkurë normale, nuk do të ishin të përshtatshme për tipin e lëkurës së yndyrshme.

Megjithatë, mund të jetë e vështirë të përcaktohet mënyra e duhur se si duhet ta lani fytyrën kur nuk jeni të sigurt për llojin e lëkurës që keni.
Por pasi të jeni siguruar për tipin e lëkurës, duhet të ndiqni në mënyrë të përpiktë hap pas hapi këshillat e mëposhtme në mënyrë që fytyra juaj të jetë e pastër, plot jetë e shkëlqim.

Lëkura normale
Prioriteti juaj është që të ruani nivelet e lagështisë në lëkurë dhe të siguroheni se lëkura të mbetet e hidratuar. Duke përdorur një pastrues të butë, një krem hidratant të lehtë dhe krem mbrojtës në mënyrë të rregullt ju do të keni një lëkurë që do t’jua kenë zili të gjithë.

Lëkurë të thatë
Ju nevojitet një pastrues i butë(mild) që nuk do të eleminojë lagështinë e lëkurës. Një krem hidratant i thjeshtë nuk do të ishte mjaftueshëm sepse lëkura e thatë ka nevojë për serume hidratuese dhe hidratantë me përmbajtje vajore ose gjalp shea.

Shmangni produktet me bazë alkooli.

Lekurë e yndyrshme
Nëse keni lëkurë që prodhon yndyrë të tepërt fytyra juaj mund të ndihet disi ngjitëse dhe ka një shkëlqim, veçanërisht në zonën T (ballë, hundë dhe mjekër).

Përdorni një krem hidratant të lehtë dhe produkte eksfoliuese të paktën 2 herë në javë. Njerëzit shpesh supozojnë se lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë të hidratohet, por ky është një mit. Thjesht duhet të gjeni produktin e duhur.

Lëkurë mikse
Nëse keni lëkurë të kombinuar, kjo do të thotë që zona T është e yndyrshme dhe zonat e tjera të lëkurës si mollëzat apo balli, të thata.

Ky është tipi më i vështirë i lëkurës sepse kërkon një kombinim të produkteve matifikuese dhe atyre hidratuese.

Përdorni një pastrues të butë për të balancuar prodhimin e yndyrës së tepërt dhe për të parandaluar irritimin e mëtejshëm. Përdorni një serum hidratues në zonat e thata të fytyrës tuaj dhe një serum matifikues në zonën T.

Shpërndaje në: