Seanca për rastin e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj deklarohet vullnetarisht i fajshëm
Sot po mbahet seanca fillestare e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, pasi ishte shtyrë herën e parë si rezultat i mungesës së njërit prej të akuzuarve.
Në këtë seancë, përveç tre të akuzuarve, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, është edhe Tomë Dodaj si i akuzuar për import-eksport të armëve.
Siç raporton T7, nga seanca gjyqësore, Tomë Dodaj është deklaruar në mënyrë vullnetare si fajtor.