Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trafik

Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trafik

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të mbajnë sot seancë të përbashkët në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se me rastin e seancës së përbashkët, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortave dhe qëndrimit të delegacioneve shtetërore në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortave zyrtare, nën përcjellje dhe sigurim, sipas itinerarit të lëvizjeve si dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë eskortat) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: