Së shpejti vjen pasardhësi i minibusit legjendar të VW’së
Premiera evropiane është planifikuar për 9 mars, e pastaj vetura do ta ketë edhe premierën e saj amerikane në Austin. Modeli ID.Bizz pritet të ketë një depërtim të fuqishën në SHBA, ku mikrobusi origjinal kishte një status kulti.
Kur bëhet fjalë për Europën, ndërkaq, këtyre ditëve po qarkullojnë informata edhe për çmimin e mundshëm. Kështu portali gjerman Automobilwoche pohon se çmimet do të jenë të ngjashme me Multivanin, pra diku në nivelin e 60,000 eurove.
Siç thamë, premiera është brenda më pak se një muaji, ndërsa lista e porosive hapet në muajin maj, mëson poertali Auto News.
Ndryshe, ky do të jetë një version me motor elektrik të montuar prapa, dhe do të ecë me rrota të pasme. Versioni që tërheq me të gjitha rrotat do të përfshihet në ofertë më vonë.
Ekzemplarët e parë pritet t’iu dorëzohen blerësve në fillim të shtatorit.