Së shpejti fillon fertilizimi in vitro në institucionet publike të Kosovës

Së shpejti fillon fertilizimi in vitro në institucionet publike të Kosovës

Së shpejti pritet të fillojë fertilizimi in vitro në institucionet publike të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se ministri sapo e ka nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.

Njoftimi i plotë:

Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike

📝 Sapo e kam nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.

✅ Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.

👉🏻Deri më tani për të njejtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat.

🙏🏻 Një falenderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore.

🔸 Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.

🔜 Së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore.

Shpërndaje në: