Së paku pesë të vdekur nga zjarret në Los Angeles, digjen mbi 1.500 ndërtesa

Së paku pesë të vdekur nga zjarret në Los Angeles, digjen mbi 1.500 ndërtesa

Zjarret që po përhapen shpejt në natyrë dhe në zona banimi në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara kanë lënë të vdekur të paktën pesë persona e mbi 1.500 ndërtesa të djegura.

Era ishte duke u dobësuar dhe zjarrfikësit po i lironin ekipet e dërrmuara, por rreziku ishte ende larg fundit. Përderisa zyrtarët ofronin të dhëna të reja, një zjarr i ri shpërtheu në Kodrat e Hollywood-it, ndërsa urdhrat për evakuim e përfshinë edhe Santa Monica-n, raporton gazeta “The Guardian”.

Më shumë se një mijë struktura, kryesisht shtëpi, janë shkatërruar, ndërsa mbi 130 mijë njerëz banojnë në zona që janë nën urdhra evakuimi në zonën metropolitante, nga bregdeti i Paqësoritderi në Pasadena. Deri të mërkurën në mbrëmje ishin gjashtë zjarre aktive.

“Ne absolutisht nuk jemi akoma jashtë rrezikut” – tha komandanti i zjarrfikësve në Los Angeles, Kristin Crowley.

Fatkeqësia nisi të martën pasdite, kur një stuhi e fuqishme ere e nxiti përhapjen e zjarrit në lagjen Paciffic Palisades, duke detyruar shpejt mijëra njerëz që të iknin.

Zyrtarët thonë se, përpos të vdekurve, shumë njerëz kanë pësuar lëndime, ndërsa raportohet se në spitale janë trajtuar më shumë se 20 pacientë.

Shpërndaje në: