S’e pagoi me kohë, PSG-ja humb 55 milionë euro në drejtim të Mbappes

S’e pagoi me kohë, PSG-ja humb 55 milionë euro në drejtim të Mbappes

Një gjykatë franceze e ka urdhëruar PSG-në t’ia paguajë Kylian Mbappes 55 milionë euro, paga të papaguara, pavarësisht apelit të klubit.

Mbappe do të pranojë këtë shumë të madhe parash, pasi Komisioni i Apeleve të Ligës së Francës vendosi kundër PSG-së. Këta të fundit thonin se nuk i detyrohet asgjë sulmuesit francez, por tani duhet të thyejnë ‘bankën’ për ta paguar atë.

Komisioni i Ligës Franceze tha për “Associated Press”: “Klubi duhet t’ia paguajë pagat e mbetura lojtarit në fjalë. Ky vendim mund të dërgohet në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Francës”.

Mbappe pritet të jetë në aksion nesër në takimin e Real Madridit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi francez iu bashkua “Los Blancos” gjatë kësaj vere si transfer i lirë.

Shpërndaje në: