Scholz i shkruan kryeministrit serb, ia rikujton normalizimin e raporteve me Kosovën
Kreu i qeverisë gjermane Olaf Scholz i ka dërguar telegram urimi homologut të sapozgjedhur serb Milos Vuçeviq, i cili para pak ditësh mori detyrën e kryeministrit të Qeverisë së Serbisë.
Scholz ia ka rikujtuar atij përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në përgjithësi.
Po ashtu kreu i qeverisë gjermane ka thënë se Berlini është i gatshëm ta mbështes Beogradin për normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit. Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar kreu i qeverisë gjermane.
Më poshtë letra plotë:
I nderuar kryeministër,
Ju përgëzoj për marrjen e detyrës.
Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.
Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ju uroj shumë suksese dhe fat të mirë për sfidat që kemi përpara.
Përshëndetje të përzemërta,
Olaf Scholz
Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë