Scholz e pranon humbjen godet AfD’në: Rezultat i hidhur, e djathta ekstreme është dicka që s’duhet kurrë ta pranojmë

Kancelari në largim i SPD, Olaf Scholz e ka pranuar humbjen në zgjedhje.
Ai thotë se është një “rezultat i hidhur”, pasi pranon shkallën e humbjes. Ai falënderoi anëtarët e partisë për angazhimin e tyre në fushatë.
Scholz përgëzon CDU/CSU dhe Merz në veçanti, duke pranuar detyrën e tyre për të formuar qeverinë e ardhshme.
Ai kthehet gjithashtu kundër AfD-së së ekstremit të djathtë, pasi thotë se SPD ka një histori të gjatë luftimi për demokracinë dhe thotë se e djathta ekstreme është diçka që “nuk duhet ta pranojmë kurrë”.