Schmeichel zbulon kërcënimin brutal që UEFA i bëri Danimarkës nëse nuk do ta vazhdonte ndeshjen

Schmeichel zbulon kërcënimin brutal që UEFA i bëri Danimarkës nëse nuk do ta vazhdonte ndeshjen

Christian Eriksen duket se po bën hapa të jashtëzakonshëm drejt këndelljes, pas kolapsit horror gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës.

Derisa mesfushori mori trajtim mjekëor në ‘Parken Stadium’, të gjithë po i frikësoheshin më të keqes.

Kompletimi i ndeshjes apo vazhdimi thjesht nuk ka mundur të ishte më larg mendjes së të gjithë atyre që po e shikonin, transmeton Periskopi.

Gjyqtari Anthony Taylor u mundësoi lojtarëve të rikthehen në zhveshtore, derisa Eriksen u dërgua me nxitim në spital.

Mirëpo, pasi dolën lajmet se Eriksen ishte në gjendje stabile, UEFA konfirmoi se ndeshja do të vazhdonte, 90 minuta pasi u ndal.

Derisa ishte gjë fantastike që Eriksen ishte mirë, sigurisht se lojtarët danezë duhet të jenë ndjerë se nuk janë në gjendjen e duhur për të luajtur futboll, pasi panë një bashkëlojtar gati duke vdekur para syve.

Danezët merituan lavdata që vazhduan ndeshjen, të cilën e humbën 1-0, por duket se ata nuk patën zgjidhje tjetër.

Peter Schmeichel zbuloi se Danimarka pati tri opsione – dhe një prej tyre ishte që ta humbte ndeshjen 3-0 në tavolinë.

”Ata thanë se lojtarët insistuan të luajnë. E di se kjo nuk është e vërtetë,” tha ish-portieri legjendar.

”Ata patën tri opsione. Një ishte të luanin menjëherë dhe të kryenin 50 minutat e mbetur.

”Tjetri ishte të luanin dje dhe të përfundonin 50 minutat e mbetur.

”Dhe opsioni i tretë ishte të humbnin takimin 3-0.

”Kështu që mendojeni edhe vetë. A ishte dëshira e lojtarëve të luajnë? A patën vërtetë ata zgjidhje? Nuk mendoj se patën. Siç mund të keni dëgjuar nga konferenca e djeshme për shtyp, trajneri është penduar seriozisht që ktheu futbollistët në fushë.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: