SC Gjilani vjen me rregullin strikt – Do ua ndalojë përjetësisht hyrjen në stadium personave që sulmuan Frashërin
Sot gjatë derbit kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit ndodhi një incident.
Tifozët e Gjilanit sulmuan portierin e Ballkanit Stivi Frashëri pas golit të shënuar nga Ena Koliçi, shkruan Periskopi.
Si rezultat i këtij sulmi, klubi i Gjilanit ka propozuar që t’i ndalohet përjetë hyrja në stadium sulmuesëve të porterit.
“Zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizimin e ndeshjes kanë evidentuar vërejtjet pas përfundimit të ndeshjes dhe po punojnë në identifikimin e personave të cilët kryen këtë akt vandal, për t’u ndaluar përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani”, shkruan Gjilani ndër të tjera.