S’bien në një fjalë: Ndryshe prej partisë, Bulliqi i VV-së e cilëson si vdekje rastin e Astrit Deharit
Ndryshe prej partisë që e cilësuan ‘vrasje‘ në agjendë të organizuar me rastin e përvjetorit të Astrit Deharit, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili vjen pikërisht nga kjo parti, e ka cilësuar si ‘vdekje’.
Ai teksa shkroi për aktivitetin në këtë komunë, tha se Dehari përveçse se ishte aktivist politik dhe student shembullor, ishte edhe sportist i dalluar.
“Sot në Podujevë, në prag të 8-vjetorit të vdekjes së aktivistit shembullor të Lëvizjes, Astrit Dehari, u organizua Turneu Memorial i Pingpongut në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu,” në nder të tij. Astriti, përveçse një aktivist politik dhe student shembullor, ishte edhe një sportist i dalluar. Për këtë arsye sivjet janë organizuar turne memoriale në futboll, shah dhe pingpong në disa komuna për ta nderuar atë mes shokëve, aktivistëve dhe qytetarëve.
Do ta kujtojmë gjithmonë Astritin për aktivizmin dhe sakrificën e tij.
Po behen 8 vjet nga vdekja e aktivistit të LV-së, Astrit Deharit. Për 8 vjet, janë ndërruar disa qeveri, rrjedhimisht disa ministra të drejtësisë, kot. Gjithçka rreth vdekjes së trishtë të 5 nëntorit 2016, mbetet ende mister./Periskopi