SBAShK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator, kanë kërkesë për Qeverinë
Në një komunikatë për media, SBASHK’u ka thënë se po vazhdojnë takimet me veprimtarët sindikalë për të biseduar rreth grevave.
“Pas takimit me veprimtarët sindikal në Pejë e Gjakovë, ky aktivitet i mbështetur nga Qenrda Amerikane e Solidaritetit, ka vazhduar në Prizren me veprimtarët sindikal nga ky qytet dhe nga Suhareka, Dragashi, Mamusha e Univeristeti i Prizrenit. Pjesë e këtij aktiviteti sindikal janë edhe përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, z. Naim Jakaj dhe znj. Arrita Rezniqi, të cilët kanë prezantuar doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme, që e kanë përgatitur në bashkëpunim me SBASHK-un.”
Sipas SBASHK’ut pjesëmarrësit në Pejë, Gjakovë dhe Prizren kanë uruar që Qeveria të ndryshojë qasje e në rast se kjo nuk ndodh nuk përjashtohet greva e përgjithshme në shtator.
“Ashtu si në Pejë e Gjakovë edhe në Prizren nga pjesëmarrësit kanë uruar që Qeveria të ndryshojë qasjen dhe të nisë dialogun me mirëfilltë me SBASHK-un e nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ata kanë shprehur shqetësimin se anëtarësia do të kërkojë veprime sindindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në shtator. Edhe në takimin në Prizren, drejtori i Qendrës Amerikane të Solidariterit me seli në Tiranë, z. Steven McCloud ka treguar për angazhimet e qendrës që drejton, duke shtuar se do të vazhdohet me bashkëpunimin për të forcuar edhe më shumë zërin sindikal.”
Komunikata e plotë:
SBASHK vazhdon takimet me veprimtarë sindikal duke biseduar për grevat
26.06.2024
Pas takimit me veprimtarët sindikal në Pejë e Gjakovë, ky aktivitet i mbështetur nga Qenrda Amerikane e Solidaritetit, ka vazhduar në Prizren me veprimtarët sindikal nga ky qytet dhe nga Suhareka, Dragashi, Mamusha e Univeristeti i Prizrenit.
Pjesë e këtij aktiviteti sindikal janë edhe përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, z. Naim Jakaj dhe znj. Arrita Rezniqi, të cilët kanë prezantuar doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme, që e kanë përgatitur në bashkëpunim me SBASHK-un.
Ashtu si në Pejë e Gjakovë edhe në Prizren nga pjesëmarrësit kanë uruar që Qeveria të ndryshojë qasjen dhe të nisë dialogun me mirëfilltë me SBASHK-un e nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ata kanë shprehur shqetësimin se anëtarësia do të kërkojë veprime sindindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në shtator. Edhe në takimin në Prizren, drejtori i Qendrës Amerikane të Solidariterit me seli në Tiranë, z. Steven McCloud ka treguar për angazhimet e qendrës që drejton, duke shtuar se do të vazhdohet me bashkëpunimin për të forcuar edhe më shumë zërin sindikal.
Kryetari i SBASHK-ut z. Rrahman Jasharaj edhe në Prizren ka përgëzuar veprimtarët sindikal për përkushtimin duke falënderuar z. Seven për gjithë angazhimet në mbështetje të SBASHK-ut e duke kujtuar me krenari miqësinë e krijuar në vitet e vështira për arsimin shqip me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës dhe me sindikata simotra nga vende të Evropës e botës. Jasharaj ka përsëritur se sindikata do të vazhdojë me angazhimet që të ketë dialog e të bëhet realizimi i kërkesave legjitime të anëtarësisë, që u publikuan edhe në protestën e 1 majit, por nëse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj sindikatës dhe dialogut, atëherë do t'i shtrëngojmë radhët dhe do të nisim me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme duke respkektuar kështu zërin e vullnetin e anëtarësisë.
Bashkëbisedën me veprimtarët sindikal edhe në Prizren e kanë zhvilluar nënkryetarja e SBASHK- ut, znj. Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm z. Ymer Ymeri dhe përfaqësuesi i IKD-së z. Naim Jakaj duke u përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrsve të këtij aktiviteti duke e prezantuar edhe përmbajtjen e doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme.
Në takimet e veprimtarëve sindikal në Pejë, Gjakovë e Prizren, ishte porosi që të vazhdohet me përpjekjet që të ketë dialog për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, por nëse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar, atëherë do të shkohet me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës.
Takime të tilla për të biseduar për grevat e për ta prezantuar doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme do të mbahen edhe me veprimtarë sindikal nga komuna tjera të Kosovës.