Sateliti i harruar prej 50 vjetësh, dërgon sinjale jashtëtokësore (FOTO)

Sateliti i harruar prej 50 vjetësh, dërgon sinjale jashtëtokësore (FOTO)

Ky satelit u lëshua nga Cape Canaveral më 11 shkurt të vitit 1967. Rreth Tokës u rrotullua më pak se dy vjet dhe një avari në orbitën e përzgjedhur për të bëri që ai të mos dërgonte më kontakte drejt NASA.

Për pesë dekada ky satelit ka qëndruar në heshtje. Në vitin 2013, astronomi amator britanik, Phil Williams kapi me radioteleskopin e tij një sinjal të çuditshëm në frekuencën 237 mHz. Phil, i ndihmuar edhe nga studiuesit e NASA-s për 3 vite punoi për të verifikuar nëse sinjali ishte i satelitit LES1.

Në fund shkencëtarët arritën në përfundimin se një tronditje, me gjasë përplasja e satelitit me ndonjë trup të vogël qiellor, kanë rikthyer transmetimin e tij krejt papritur. Gjithsesi, sinjali transmetohet vetëm gjatë kohës kur panelet diellore të satelitit janë të kthyera nga drita e yllit tonë dhe për shkak se sateliti rrotullohet rreth vetes çdo 4 sekonda, edhe sinjalet vijnë me ndërprerje me këtë fraksion kohor.

Ky është shpjegimi zyrtar i vetë NASA-s dhe astronomit Phil Williams, por për konspiracionistët, LES1 po përdoret nga alienët që po përpiqen të vendosin kontakte me njerëzimin.

1 2

Shpërndaje në: