Sarri i frustruar me ndalimin e merkatos: Indeksi i likuiditetit, që nuk e di çfarë k**in është
Maurizio Sarri u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Lazios ndaj Interit, pavarësisht humbjes së marrë në fund: “Kemi pasur një ndeshje të mirë, një pjesë të dytë të shkëlqyer mbi të gjitha – tha ai për Dazn – Ne ishim në lojë deri në fund kundër një ekipi të fortë dhe u përpoqëm për të barazuar deri në fund. Skuadra dha një ndjesi solidariteti, nuk vuajtëm asnjëherë shumë, përveç disa minutave. Shpresojmë të kemi vazhdimësi në këtë këndvështrim.
”Më pas tekniku i Lazios u ndal te merkato: “Përforcime? Nuk e di sinqerisht, di që jemi të bllokuar nga indeksi i likuiditetit, që as e kuptoj mirë se cfarë k**in është, shoqëria e di se për cfarë kam nevojë”.
Sarri i ka bërë të qarta gjërat për këtë çështje: “Për atë që kam në mendje, lojtarët nuk mjaftojnë për ta përfunduar, na duhet diçka më shumë, qoftë edhe në nivel numerik. Do të ishte e rëndësishme të ndërhynim tani, sepse pastaj të bëjmë gjithçka në një seancë të vetme (ajo e verës) mund të jetë e vështirë”.