Sarri fiton duelin me Mourinhon – Lazio merr tri pikë kundër Romës
Derbi i kryeqytetit të Italisë i ka takuar skuadrës së Lazios.
Lazio ka fituar kryendeshjen e javës në Serie A, duke mposhtur Romën me rezultatin 3:2, shkruan Periskopi.
Skuadra e Maurizio Sarri kaloi në epërsi qysh në minutën e 10’, me anë të Milinkovic Savic. Vetëm nëntë minuta më vonë, Pedro Rodriguez dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, Ibanez ngushtoi epërsinë e Lazios, duke shënuar për 2:1.
Pjesa e dytë ishte njësoj dinamike sikur e para. Në 45 minutëshin e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol.
Fillimisht Felipe Anderson shënoi për 3:1 në minutën e 63’, pas një aksioni leksion të skuadrës së Sarrit. Megjithatë, ky gol nuk shoi shpresat e Romës. Lojtarët e Mourinhos shënuan në minutën e 69’ me anë të Veretout, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në këtë ndeshje Maurizio Sarri nuk i dha minuta Vedat Muriqit. Sulmuesi kosovar vështroi çdo gjë nga stoli.
Me fitore ne marrë sot, Lazio shkon në kuotën e 11 pikëve, kurse Roma mbetet me 12 pikë. /Periskopi/