Sarri: Dua që Muriqi të qëndrojë

Sarri: Dua që Muriqi të qëndrojë

Trajneri i Lazio, Maurizio Sarri, duket se po bën kalkulimet e tij edhe në sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Muriqi ka dështuar që edhe këtë fillim sezon të fitojë pozitën e titullarit, megjithatë, për të mund të ketë një të ardhme në kryeqytetin e Italisë.

Kjo mund të thuhet bazuar në deklaratat e fundit të Maurizio Sarrit, i cili thotë se nuk di gjë për ndonjë ofertë nga Turqia, por i bën thirrje lojtarit që të qëndrojë te Lazio.

“Nuk e di nëse Fenerbahce ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne”, ka thënë Sarri, transmeton Periskopi.

“Ne nuk duam që ai të largohet nga ekipi”, shtoi trajneri italian.

Vedat Muriqi pati vetëm 20 minuta në dispozicion në ndeshjen që Lazio e luajti kundër Galatasaray. /Periskopi/

Shpërndaje në: