Saranda Hasani sonte lanson këngë në shqip, kosovarja që po mahnitë Suedinë me zërin e saj
Saranda Hasani është emri që ka shpërthyer me zërin e saj në Suedi. Ajo, me origjinë është nga Vitia e Kosovës megjithatë emrin familjarët e sajë ia vunë, të frymëzuar nga kaltërisa e bregdetit dhe antikiteti i Sarandës, qytetit që mbartë në vete një pjesë të historisë sonë.
Hasani më 2014 ka arritur që në mesin e 13.700 kandidatëve të hyjë në tetë zërat më të mirë në spektaklin “Idol” në Suedi.
Sonte në mesnatë, vet ajo ka njoftuar se do ta prezantojë në platformën youtube dhe të tjera rrjete, këngën e saj më të re, kësaj here projektin në gjuhën shqipe, “KU JE”, është projekti i parë në gjuhën shqipe meqenëse deri më tash Saranda, ka kënduar për audiencën suedeze.
Kënga ‘Ku je’, e cila do të lansohet sonte në mesnatë me tekst dhe melodi nga vet Saranda, ndersa studio që e realizoi quhet nga Bahoz & Baran, aranzhmanin e ka bërë po ashtu – Bahoz & Baran, për videon është kujdesur Lealta e vokaliste është Saranda Hasani./Periskopi/
Më poshtë keni një performancë në ‘Idol’ të yllit nga Kosova, Saranda Hasani