Sarah tregon planet me DJ PM, ka një kërkesë për çështjen e martesës
Sarah Berisha u eliminua pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, dhe tani i është rikthyer jetës normale jashtë. Ajo vazhdon ende marrëdhënien e nisur brenda me Pajtim Krasniqin, i njohur si DJ PM.
Ata kanë treguar se kalojnë shumë kohë bashkë, e nuk i kanë kursyer as dedikimet romantike edhe publikisht.
Së fundmi, në një bisedë virtuale me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur blogeren nëse ka ndonjë plan për fejesë me PM.
Mirëpo, Sarah, me gjithë sinqeritetin e saj, ka kërkuar që t’ia shmangin pyetjet për fejesë, martesë, pasi ata kanë shumë pak që njihen.