Sara Hoxhës i bëjnë befasi një ‘Baby Shower’ tjetër në Gjermani

Sara Hoxhës i bëjnë befasi një ‘Baby Shower’ tjetër në Gjermani

Sara Hoxhën e surprizojnë me një tjetër ‘Baby Shower’.

Sara, ishte ajo e cila organizoi një ‘Baby Shower’ muajin e kaluar me miqtë dhe familjen por kësaj radhe u befasua me një festë tjetër nga miket e saja, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja është kthyer në një nga emrat më të përmendur në faqet rozë ndër emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Fjala është për të dashurën e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila këtë vit ka qenë në shënjestër për shkak të marrëdhënies së saj me artistin shqiptar.

Megjithëse është në pritje të fëmijës së parë, asaj i është organizuar një tjetër ‘Baby Shower’ në Gjermani.

Ajo përmes rrjeteve sociale ndau disa pamje nga festa, në të cilën thotë se kjo u realizua nga disa mikesha të saj në Gjermani.

“Miqtë e mi në Gjermani më surprizuan me një Baby Shower të dytë, kështu që unë duhej të festoja sërish. Sa me fat që jam”, ka shkruar ajo në njërën nga fotografitë.

Shpërndaje në: