Sara Hoxha bën sikur i plasin ujërat, Ledri pre e kamerës së fshehur

Sara Hoxha bën sikur i plasin ujërat, Ledri pre e kamerës së fshehur

Që një kohë të gjatë fansat e blogeres, Sara Hoxha, janë duke e pritur lindjen e saj.

Ajo së bashku me reperin e njohur, Ledri Vula, janë në pritje të fëmijës së parë, që do të jetë vajzë.

Pasi janë në prag që të bëhen prindër, Sara ka zgjedhur që t’i bëjë kamerë të fshehur partnerit.

Në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë videon ku pretendon se i plasin ujërat, teksa duhet të dërgohet në spital.

Disa sekonda më pas, reperi shfaqet duke i thënë asaj fjalët më të ëmbla, ndërsa bie pre e kamerës.

“E di që kjo nuk është aq e mirë dhe disi u pendova që e bëra, por në fund dukej shumë e vërtetë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Në fund, ajo i tregon se ka qenë vetëm një sajim, teksa vërehet se Ledri ndihet mjaft i mërzitur

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Shpërndaje në: