Santos i zhgënjyer me humbjen, tregon se lojtarët e Portugalisë kanë qarë shumë pas eliminimit

Santos i zhgënjyer me humbjen, tregon se lojtarët e Portugalisë kanë qarë shumë pas eliminimit

Kombëtarja e Porutgalisë është eliminuar nga Kampionati Evropian ‘Euro 2020’.

Belgët kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1-0 në 1/8 e finales ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.

Portugezët bën një ndeshje të madhe, por për fatin e tyre të keq pa arritur të shënojnë dhe tanimë nuk mund ta mbrojnë titullin e kampionit të fituar në verën e vitit 2016.

Pas ndeshjes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka treguar se nuk kishte parë kurrë më herët kaq shumë lojtarë të tij në lot pas ndeshjes.

“Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar. Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë njëherësh me lot në sy në dhomat e zhveshjes. Dhe ndoshta me të drejtë, pasi dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim kurrsesi të eliminoheshim”, tha Santos.

Tekniku portugez deklaroi se nuk e meritonin ta humbnin ndeshjen, pasi kishin 29 tentime drejt portës kundërshtare.

“Të paktën nuk e meritonim të humbnim këtë takim, pasi Belgjika me gjashtë goditje në portë shënoi një gol, ndërsa ne në 29 tentime goditëm vetëm një shtyllë. Realisht, tani e kam të vështirë të flas, pasi nuk kam shumë argumente për të diskutuar”, tha Santos.

“Besuam të gjithë deri në fund dhe provuam gjithçka në këtë takim, por vetëm kundër fatit nuk mund të luash. Kishim mjaft besim se edhe sivjet do të bënim një turne madhështor, besonim se mund të shkonim të paktën deri në finale dhe të provonim sërish të fitonim. Na vjen keq”, deklaroi tekniku portugez.

Shpërndaje në: