Santos arrin marrëveshjen me Kombëtaren e Polonisë

Santos arrin marrëveshjen me Kombëtaren e Polonisë

Fernando Santos do të jetë trajneri i ri i Kombëtare së Polonisë.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se tashmë mes palëve një marrëveshje është arritur plotësisht.

Kontrata thuhet se do të nënshkruhet zyrtarisht në 24 orët e ardhshme.

Santos me Federatën e Polonisë është pajtuar për një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Njoftimi zyrtar pritet që të bëhet gjatë ditës së nesërme (të martën).

68-vjeçari do të bëhet pasardhës i Czeslaw Michniewicz, me të cilin Federata polake ndërpreu bashkëpunimin shkaku i rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Santos është i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u largua nga pozita e trajnerit te Portugalia pas eliminimit në Kupën e Botës.

Shpërndaje në: