Santo e fillon me fitore te Tottenham, Guardiola nuk rreshton mirë milionëshat e City në xhiron e parë

Santo e fillon me fitore te Tottenham, Guardiola nuk rreshton mirë milionëshat e City në xhiron e parë

Nuno Espirito Santo e ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Premier League me skuadrën e Tottenham Hotspur, duke fituar ndaj një kundërshtari të vështirë si Manchester City i Pep Guardiolas.

Tottenham Hotspur ka marrë tri pikët e para në edicionin e ri në Premier League, duke mposhtur kampionin në fuqi, Manchester City, me rezultatin 1:0, shkruan Periskopi.

Heroi i këtij takimi ishte jug-koreani Heung Min Son, i cili gjeti golin në minutën e 54’ të ndeshjes.

Son shfrytëzoi një kundër-sulm të Spurs, duke lëshuar një goditje precize me të majtën, goditje që e la pa shpresa portierin Ederson.

Kështu, Tottenham numëron tashmë tri pikë, kurse skuadra e Manchester City duhet të pres akoma për pikët e para të këtij sezoni të ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: