Sanksione të reja – Premierliga i jep ‘goditjen’ më të fortë ndonjëherë Rusisë
Premierliga ka pezulluar marrëveshjen e saj të transmetimit me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.
Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e së enjtes nuk do të shfaqen në Rusi, përcjellë Periskopi.
20 klubet nga Anglia morën pjesë për të vendosur lidhur me këtë ndryshim, duhet cekur se ky vendim u aprovua vetëm brenda 15 minutave.
Kjo do të thotë se asnjë nga ndeshjet çerekfinale të FA Cup të këtij muaji nuk do të shfaqet./Periskopi/