Sane u vërshëllye nga tifozët e Bayern, reagon Rummenigge
Ish shefi ekzekutiv i skuadrës së Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka komentuar vërshëllimat e tifozëve të skuadrës drejt Leroy Sane.
Paraqitja e Leroy Sane ndaj skuadrës së Koln u përcoll me shumë vërshëllima nga tifozët e Bayern, por sipas Rummenigge, lojtari do të kthehet edhe më i fortë, ashtu siç bënte Arjen Robben.
“Nuk më pëlqeu ajo. U ndjeva keq për të (Sane). Ai gjithmonë provon, por i mungon vetëbesimi”, ka thënë Rummenigge, transmeton Periskopi.
“Naggelsmann duhet të provojë ta kthejë atë në trakë të duhur”, shtoi ai.
Tutje ai krahasoi situatën e gjermanit me atë të holandezit Arjen Robben.
“Është situatë e krahasueshme me atë të Robben. Arjen donte të largohej, por në rindërtuam në të dhe e mbajtëm. Një vit më vonë ai shënonte golin e fitores ndaj Dortmund”, ishin fjalët e ish CEO të Bayern.
Sane linte skuadrën e Manchester City për të kaluar te Bayern Munich, por jo gjithçka po shkon mirë për të. /Periskopi/