Sane thotë se nuk ndjen shumë dhimbje në këmbë, dëshiron të luajë ndaj Parisit

Sane thotë se nuk ndjen shumë dhimbje në këmbë, dëshiron të luajë ndaj Parisit

Gjatë ditës u raportua se Leroy Sane ka lënduar kyçin e këmbës në stërvitje dhe se ai do ta humbas ndeshjen ndaj Stuttgardit dhe PSG-së në Champions.

Por, tani thuhet se Sane po ndihet më mirë dhe se ka fare pak dhimbje tek këmba, shkruan Periskopi.

Sulmuesi i ka thënë ekipit se ndihet mirë dhe se do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së.

Ndonëse lojtari e kërkon një gjë të tillë, fjalën e fundit e japin mjekët e skuadrës që do ia përcjellin gjendjen gjermanit.

Shpërndaje në: