Sanches tregon se si lëndimi ia pamundësoi transferimin e madh: Barcelona dhe Lille kishin marrëveshje
Renato Sanches është një nga mesfushorët me vëmendjen më të madhe së fundmi.
Lojtari kishte një ngritje të madhe që u përcoll me një rënie edhe më të madhe, por në sezonin e fundit ai rigjeti veten me Lille, duke shkëlqyer më pas edhe në Euro 2020.
Barcelona duket se ka qenë shumë afër ta transferojë lojtarin, por lëndimi i portugezi rrënoi gjithçka, përcjell Periskopi.
“Nëse nuk do të isha lënduar, unë do të nënshkruaja me Barcelonën këtë verë”, ka thënë Renato.
“Lille dhe Barcelona veçse kishin një marrëveshje”, shtoi portugezi.
Renato Sanches ishte një nga figurat kyçe në suksesin e Lille në Ligue 1, kur skuadra u shpall kampione. /Periskopi/