San Marino, Kombëtarja më e dobët në botë për një arsye: Nuk do ta besoni këtë rekord katastrofal
Anglia do të luajë ndaj San Marinos në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.
Anglisë i duhet vetëm një barazim për ta siguruar matematikisht pozitën e parë në grupin I, e cila aktualisht ka tre pikë më shumë se sa Polonia.
Kundërshtari i sotëm i Anglisë, San Marino numëron një rekord të zi në histori të kombëtares.
Që kur zhvilluan ndeshjen e parë zyrtare si kombëtare në nëntor 1990, San Marino ka fituar vetëm një nga 184 ndeshje në total.
Në 184 ndeshje të zhvilluara, San Marino ka një fitore, shtatë barazime dhe plot 176 humbje, duke shënuar 26 gola dhe pranuar plot 769.
Fitorja e vetme “historike” ndaj San Marinos ishte ajo ndaj Liechtenstenit në 2004.
Që nga kjo fitore e fundit, San Marino kanë shkuar në 115 ndeshje rresht pa fituar.
Ndërkohë që Anglia ka shtatë ndeshje të zhvilluara ndaj San Marinos, dhe përpos që i ka fituar të gjitha, ka një bilanc prej 42-1 të golave të shënuara.